Bota

Gjukanoviç nesër në Tiranë, zyrtarët e BE-së: Do diskutojmë me presidentin malazez për krizën në Malin e Zi

Të pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajnë në Samitin e ardhshëm në Tiranë, duke pasur parasysh krizën politike në Mal të Zi, ata janë përgjigjur se Samiti do të jetë një mundësi për të biseduar me presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

5 Dhjetor 2022, 13:59 Nga I.A
Gjukanoviç nesër në Tiranë, zyrtarët e BE-së: Do
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Bashkimi Evropian ka theksuar se për shkak të krizës aktuale politike, është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, sepse ajo vendos se cili është interpretimi i saktë i ligjeve vendase të miratuara nga organet e kualifikuara. Të pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajnë në Samitin e ardhshëm në Tiranë, duke pasur parasysh krizën politike në Mal të Zi, ata janë përgjigjur se Samiti do të jetë një mundësi për të biseduar me presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

Në një konferencë informale online me gazetarët, zyrtarët e BE-së thanë se samiti BE-Ballkani Perëndimor po mbahet për herë të parë në një nga vendet e rajonit, pra në një vend që nuk është anëtar i plotë i bllokut evropian. Kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi që samiti të mbahet në Tiranë gjatë samitit në Pragë, i cili u mbajt më 6 tetor.

“Mbajtja e samitit në rajon, për herë të parë, tregon përkushtimin e BE-së për procesin e zgjerimit dhe angazhimin tonë të shtuar”, thanë zyrtarët.

Ata thanë se një nga mesazhet kryesore politike të Samitit do të jetë thirrja për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, veçanërisht në situatën e agresionit rus kundër Ukrainës.

“Ne do të dërgojmë një mesazh që partnerët tanë të përshpejtojnë harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në, veçanërisht kur bëhet fjalë për aplikimin e masave kufizuese ndaj Rusisë”, thanë ata.

Në samitin që do të mbahet nesër në Tiranë, do të miratohet një deklaratë me anë të së cilës, siç ishte paralajmëruar më parë, BE do t'u bëjë thirrje vendeve të rajonit që t'u përmbahen vlerave dhe parimeve bazë evropiane, në përputhje me standardet ndërkombëtare ligjit. Zyrtarët e BE-së njoftuan gjithashtu nënshkrimin e një marrëveshjeje për roaming, qëllimi i së cilës është të ulë kostot mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

milo gjukanoviç samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll