Bota

"Më rrëmbyen emocionet", Vuçiç ndryshon mendje, do të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë: Do jetë në dëmin tonë nëse nuk shkoj

 Ai tha se ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët me Ana Brnabiç, si dhe përfaqësues të disa shteteve për pjesëmarrjen e tij. 

5 Dhjetor 2022, 14:33 Nga I.A
"Më rrëmbyen emocionet", Vuçiç ndryshon
Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e BE-së në Tiranë. Ai tha se ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët me Ana Brnabiç, si dhe përfaqësues të disa shteteve për pjesëmarrjen e tij. Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend. Vuçiç shpreson që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, ndërsa shtoi se nëse nuk do të merrte pjesë do të kishte një dëm të madh për vendin e tij.

"Nuk jam i sigurt, por do të ketë patjetër përfitime të shkosh në Tiranë. Sigurisht që do të kishte dëm nëse nuk shkoja në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ndoshta do të tregoja që kotësia ime është më e fortë dhe më e madhe, por sigurisht që do të ishte një dëm i madh për vendin, për tërheqjen e investimeve dhe gjithçka tjetër. Në këtë mënyrë, pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe 20 prej tyre do të fillojnë të flasin për sanksionet ndaj Rusisë dhe problemin e Kosovës në mënyrë joadekuate. Ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë të dëgjosh të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjosh asgjë. Pra, unë do të shkoj atje nesër," tha Vuçiç.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në 1 dhjetor anuloi vizitën e tij në Tiranë për samitin e 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Ky reagim i Vuçiç ka ardhur pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës. Ndërkohë që Rama ditën e djeshme gjatë një konference theksoi se Vuçiç do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë.

aleksander vuçiç samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll