Bota

Përse Abazoviç nuk vjen në samitin e Tiranës? Gazetari: Mali i Zi nuk ka pritshmëri nga ky samit

Ndër të tjera ai shtoi se procesi për integrimin evropian në vend ka ecur shumë ngadalë për shkak të krizave politike.

5 Dhjetor 2022, 13:53 Nga I.A
Përse Abazoviç nuk vjen në samitin e Tiranës? Gazetari:
Bekim Çoba

MALI I ZI- Gazetari Bekim Çoba ka thënë se Mali i Zi është në krizë politike. Në një intervistë për Euronews Albania, Çoba theksoi se në samitin e BE-Ballkan Perëndimor që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë, Mali i Zi nuk ka pritshmëri. Ndër të tjera ai shtoi se procesi për integrimin evropian në vend ka ecur shumë ngadalë për shkak të krizave politike.

“Është e qartë që vendi ndodh në një krizë te thellë politike saqë integrimet evropiane dhe çdo gjë që ka të bëjë me të duket se janë lënë pas dore.  Mali i Zi në këtë samit nuk është se ka ndonjë pritshmëri të madhe, ka një periudhë të gjatë kohore që është e qartë që procesi në integrimin evropian ka ecur mjaft ngadalë. Kjo ka ndodhur për shkak të krizave politike, ndryshimeve të qeverive. Samiti i Tiranësnë Mal të Zi nuk ka ndonjë pritshmëri”, tha ai.

bekim Çoba samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll