Bota

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë fillore në Greqi, vdes një nxënës plagosen dy të tjerë

Shpërthimi është shkaktuar nga shkaqe të panjohura deri më tani, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë një ambulancë lëvizëse dhe një autoambulancë për të marrë fëmijët e plagosur dhe për t'i dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit.

5 Dhjetor 2022, 14:25 Nga a,b,d,a
Shpërthim i fuqishëm në një shkollë fillore në
Shkolla

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së hënës në shkollën e 9-të fillore të Serresit në Greqi kur një shpërthim ka ndodhur në kazanin e plehrave ku për pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur lehtë. 

Sipas Protothemës, shpërthimi është shkaktuar nga shkaqe të panjohura deri më tani, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë një ambulancë lëvizëse dhe një autoambulancë për të marrë fëmijët e plagosur dhe për t'i dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit.

Sipas informacioneve, shpërthimi në kaldaja ka ndodhur gjatë pushimit, për pasojë pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur. 

Burimet bëjnë të ditur se fëmija që humbi jetën është më i madhi, ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy të tjerët, iu dha ndihma e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut, janë nxënës të klasës së parë dhe të katërt.

greqi shperthim ne greqi

Sondazh

Poll