Aktualitet

SHORTI/ Gjyqtari Sandër Simoni merr kreun e KED, në këshill hyjnë edhe Binaj, Marku dhe Papajorgji (EMRAT)

Ligji parashikon që në rastin kur një anëtar i GJL hyn në KED, ai zgjidhet automatikisht kryetar.

5 Dhjetor 2022, 10:19 Nga f.g
SHORTI/ Gjyqtari Sandër Simoni merr kreun e KED, në këshill
Shorti ne Presidence

TIRANE- Përmes një shorti publik në ambientet e Presidencës janë zgjedhur sot anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët e rinj të KED vijnë nga Gjykatat dhe Prokuroritë e rretheve. Kryetari i ri i KED është tashmë Sandër Simoni, i përzgjedhur si anëtar i KED nga Gjykata e Lartë. Ligji parashikon që në rastin kur një anëtar i GJL hyn në KED, ai zgjidhet automatikisht kryetar. Anëtarët e rinj të KED janë dhe dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj dhe Fjona Papajorgji. Në KED hyjnë edhe Arqilea Koça, Fuat Vjerdha Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha dhe Enerjeta Shehaj (Deraj).

Anëtarët e KED: 

1-  Altin Binaj                          Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

2- Fjona Papajorgji                   Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

3- Sandër Simoni                      Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

4- Arqilea Koça                        Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

5- Fuat Vjerdha                         Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

6- Engert Pëllumbi                     Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

7- Arta Marku                           Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8- Gjon Fusha                          Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9- Enerjeta Shehaj (Deraj)        Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

1- Vitore Tusha                         Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

2- Albana Boksi                        Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

3- Alma Muça                          Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

4- Genti Shala                          Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

5- Moisi Duda                          Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6- Elda Vrioni                          Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Emërimet e reja KED vijnë pasi Gjykata Kushtetuese dërgoi listën me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Presidencës. Sipas GJK këto emra përmbushnin kriteret e parashikuara nga ligji për tu bërë pjesë e shortit. Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese 1 përfaqësues i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit (Arta Marku dhe Gjon Fusha) dhe 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative./Dosja.al

arta marku ked sander simoni zgjidhen anetaret e ked

Sondazh

Poll