Aktualitet

Ishte zhdukur prej 4 muajsh, gjendet i vdekur në pyll shqiptari në Greqi (Emri)

Gremshi jetonte në Agioi Anargyrou të Atikës dhe më datë 31 gusht u lajmërua se ishte larguar nga banesa.

5 Dhjetor 2022, 09:56 Nga F.M
Ishte zhdukur prej 4 muajsh, gjendet i vdekur në pyll shqiptari në
Policia e greke

GREQI- Ramadan Gremshi, një shqiptar 52-vjeçar është gjetur i vdekur në një pyll në Greqi. Mediat greke shkruajnë se Gremshi kishte katër muaj që ishte zhdukur pa gjurmë. Gremshi jetonte në Agioi Anargyrou të Atikës dhe më datë 31 gusht u lajmërua se ishte larguar nga banesa.

Pas katër muaj kërkime, ai është gjetur në pyllin e Hajdariut. Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur me shqiptarin, nëse është vrarë apo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

ramadan gremshi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll