Aktualitet

Kishte familjen në shtëpi kur iu vu tritol, 54-vjeçari ndërtues ka qenë punonjës në administratë, është kallëzuar dhe në polici

Por, nuk dihet nëse puna në administratë apo ndërtimi pa leje, kanë qenë shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në derën e shtëpisë së tij.

5 Dhjetor 2022, 07:51 Nga F.M
Kishte familjen në shtëpi kur iu vu tritol, 54-vjeçari
Policia e Sarandës

SARANDË- Lefter Lefteri alias Afez Kulla, 54-vjeçari që iu tritoli në derën e shtëpisë ka punuar në administratën publike. Mësohet se Lefteri është kallëzuar në Policinë e Sarandës për një ndërtim pa leje në lagjen nr.1, ku dhe banonte.

Por, nuk dihet nëse puna në administratë apo ndërtimi pa leje, kanë qenë shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në derën e shtëpisë së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta. Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecariy, por asnjëri prej tyre nuk është lënduar. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

tritol ne sarande lefter lefteri afez kulla

Sondazh

Poll