Aktualitet

EMRI/ Po transportonte 27 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Korçë

Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari me emrin Gëzim Dula, i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm.

5 Dhjetor 2022, 09:40 Nga I.A
EMRI/  Po transportonte 27 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë për transport të paligjshëm të emigrantëve. Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari me emrin Gëzim Dula, i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm. 

Njoftimi i Policisë:

Operacioni i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë. Kishte përshtatur karrocerinë e automjetit, për transportimin e 27 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, goditën një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Gezim Dula, 29 vjeç, banues në Durrës.

Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce gezim dula

Sondazh

Poll