Aktualitet

Shpërndanin heroinë në doza, arrestohen dy persona në Shkodër

Mësohet se në pranga kanë rënë Erjon Stomiç dhe Alvaro Vuksani, të cilët u kapën në mjetin e tyre doza të vogla heroine. 

5 Dhjetor 2022, 08:43 Nga I.A
Shpërndanin heroinë në doza, arrestohen dy persona në
Shkoder

SHKDËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër për shpërnfdarje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë Erjon Stomiç dhe Alvaro Vuksani, të cilët u kapën në mjetin e tyre doza të vogla heroine. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza. Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëeekend”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

erjon stomiç alvaro vuksani

Sondazh

Poll