Aktualitet

Vlorë/ U plagos me thikë nga kunati, 30-vjeçari Albion Brahushi në rrezik për jetën, transportohet te Trauma

Ngjarja e cila nisi pas një sherri të momentin, la të plagosur rëndë edhe babain e tij Xhevdet Brahushi 62- vjeç i cili gjithashtu ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

5 Dhjetor 2022, 09:18 Nga a.l
Vlorë/ U plagos me thikë nga kunati, 30-vjeçari Albion Brahushi
sherri me thika në Vlorë

VLORË- Është transportuar nga spitali i Vlorës drejt spitalit e Traumës në Tiranë, 30- vjeçari Albion Brahushi i cili një ditë më parë u plagos me thikë nga kunati i tij Rildi Kocja. Ngjarja e cila nisi pas një sherri të momentin, la të plagosur rëndë edhe babain e tij Xhevdet Brahushi 62- vjeç i cili gjithashtu ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Sakaq, autori Rildi Kocja, dhëndri i Xhevdet Brahushit dhe kunati i Albion Brahushit është arrestuar pas dy orë kërkimesh nga efektivët e qytetit mbrëmjen e djeshme. 

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”. Pas një sherri të çastit, dhëndri Rildi Kocja ka plagosur me thikë vjehrrin Xhevdet Brahushi, 62 vjeç dhe kunatin, Albion Brahushi 30 vjeç dhe më pas i ka lënë në rrugët e lagjes "Çole". Ata u dërguan në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa sot 30- vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës Tiranës pasi ndodhet në rrezik për jetën./ Dosja.al

albion brahushi plagosen babe bir ne vlore xhevdet brahushi

Sondazh

Poll