Politike

Mbyllet procesi i Primareve në shumë qytete, në Lezhë vazhdon votimi

Partia Demokratike deri më tani ka sjellë pjesëmarrjen deri më orën 17:00, ku në të gjithë vendin kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë. 

4 Dhjetor 2022, 18:28 Nga I.A
Mbyllet procesi i Primareve në shumë qytete, në Lezhë
Foto nga votimi

TIRANË- Procesi i votimit të Primareve në shumë qytete është mbyllur në orën 18:00. Ndërkohë që për shkak të fluksit të votuesve, në Lezhë vazhdon votimi. Partia Demokratike deri më tani ka sjellë pjesëmarrjen deri më orën 17:00, ku në të gjithë vendin kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë. 

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Anëtarësia dhe simpatizantët kanë zgjedhur mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll