'Nacionalizëm qesharak'/ Pse gënjeu? Rama festonte 4 vite më parë fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, krenar pa masë kur Xhaka e Shaqiri bënë shqiponjën
E ndërsa po sot, kur u pyet pse nuk reagoi për ndeshjen, ai ka theksuar se nëse do e komentonte do t'i frynte një zjarri nacionalist dhe të rrezikshëm.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka komentuar si nacionalizëm qesharak dhe të rrezikshëm festimin e shqiptarëve ndaj fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Por 4 vite më parë, Rama jo vetëm që ka reaguar ndaj fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, por i ka quajtur dy golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka si dhe festimin e tyre si historike.
Katër vite më parë Shaqiri dhe Xhaka festuan me shqiponjë, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar para Serbisë. Asokohe, kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook, atë kohë ka postuar foton e dy lojëtarëve duke festuar dhe e ka cilësuar atë si foto e ditës.
E ndërsa po sot, kur u pyet pse nuk reagoi për ndeshjen, ai ka theksuar se nëse do e komentonte do t'i frynte një zjarri nacionalist dhe të rrezikshëm. Por katër vite më parë, siç shihet nga postimi i mësipërm, Rama nuk e kishte problem që "t'i frynte zjarrit të nacionalizmit".
“Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi, më falni për shprehjen, qesharak. Por, nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme, mendoj që kush e bën këtë nuk bënë gjënë e duhur”, tha Rama sot para gazetarëve.
Se pse ka ndryshuar mendim, ende nuk e ka bërë me dije. Pse para 4 vitesh nuk kishte asnjë problem dhe tani ka? Mos ka lidhje me presidentin serb? Apo diçka tjetër që Rama nuk po na e thotë?
Sondazh
S’e gjeti emrin në listë, Merkoçi: Brenda PD ka persona që financohen nga Soros
Fatmir Merkoci TIRANË- Kandidati për Primaret e Partissë Demokratike për Fatmir Merkoçi nuk e gjeti emrin e tij në list&eum...
Prençi u largua nga gara e Primareve, Vokshi: Ai nuk ka ngritur asnjë shqetësim, ishte i kënaqur, më vjen keq që u largua
Albana Vokshi TIRANË- Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë...
'PRIMARET' jo me shumë mundësi zgjedhje/ 7 bashki s'kanë opsione, 4 u lihen aleatëve
Pamje nga Primaret TIRANË- Demokratët do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë për zgjedhje...
Primaret në PD, Vokshi: Kanë votuar 30 mijë qytetarë, fluksi është i madh
Albana Vokshi TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, ...
Primaret në PD, Hajdari voton: Në 14 maj fitorja do të jetë e madhe në të gjithë vendin
Rudina Hajdari TIRANË- Rudina Hajdari mori pjesë në procesin e votimit të Primareve në Partinë Demokratike. Ajo shprehet se &...
Primaret e PD/ Berisha dhe Alimehmeti shoqërohen nga bashkëshortet! Këlliçi prezanton partneren
TIRANË- Në procesin zgjedhor të primareve kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë prezantuar edhe partneret e ...
Pas Vatikanit, presidenti Begaj në udhëtim privat. Kush e ftoi? Kush i mbuloi shpenzimet...?
Bajram Begaj VATIKAN- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Vatikan, ky zyrtarisht u njoftua se shoqër...
PD thirrje OSBE-ODHIR dhe KE-së, Garo: Ky sistem mafioz, ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë për medi...
Në garë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Vota është zëri ynë në qeverisje
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaron se vota është zëri i qytetarëve për qeverisje. Teksa ka ndarë fot...
Primaret e PD në Kuçovë/ Maliqi: Rivalja dha dorëheqjen se mendonte ishte e vetme në garë
Lefter Maliqi KUÇOVË- Në Kuçovë ka pasur largime nga gara për Primaret. Në një lidhje për Repor Tv, Lefter...
