Politike

Primaret/ Deri në orë 17:00 kanë votuar mbi 51 mijë demokratë për zgjedhjen e kandidatëve

Sipas numrave të dalë nga vetë PD-ja, bëhet me dije se deri në orë 17:00 kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve.

4 Dhjetor 2022, 18:16 Nga I.A
Primaret/ Deri në orë 17:00 kanë votuar mbi 51 mijë
Votimi

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë me dije shifrat e reja në lidhje me pjesëmarrjen e votimit në Primare që po zhvillohen sot. Sipas numrave të dalë nga vetë PD-ja, bëhet me dije se deri në orë 17:00 kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve. Në vend të parë qëndron Tirana me 14 mijë e 263 votues, e dyta vjen Lezha me 5070 pjesëmarrës. Ndërkohë që në vend të fundit me më pak pjesëmarrës është Gjirokastra me 1438 pjesëmarrës.  

Primaret/ Deri në orë 17:00 kanë votuar mbi 51 mijë
Pjesëmarrja

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll