Politike

"Prestige Resort"/ Rama-Hysenbelliut: Mjaft bëre viktimën se tu shemb pallati pa leje, askush s'i bën dot më karshillëk ligjit

Sipas tij, pas këtij operacioni, asnjë ndërtues nuk do t'i bëjë dot karshillëk ligjit. Rama thotë gjithashtu se do të futet një normë e re ligjore dhe çdo 60 ditë do të ketë një kontroll të detyruar në lidhje me ndërtimet pa leje. 

4 Dhjetor 2022, 16:47 Nga F.M
"Prestige Resort"/ Rama-Hysenbelliut: Mjaft bëre viktimën se
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur biznesmenit Irfan Hysenbelliu, pasi ky i fundit e konsideroi hakmarrje ndaj tij, shembjen e "Prestige Resort". Në tre postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Rama shkruan se ajo që ka bërë Hysenbelliu është roli i viktimës pasi iu shemb një pallat pa leje, gjë që sipas tij është e barabartë me një drejtues mjeti që ankohet se përse policia nuk e lë të drejtojë makinën pa patentë. Kreu i qeverisë shton se operacioni i shembjes së resortit 7-katësh nuk ka të bëjë me media, por me fundin e një babëzie ndërtimesh pa leje. Sipas tij, pas këtij operacioni, asnjë ndërtues nuk do t'i bëjë dot karshillëk ligjit. Rama thotë gjithashtu se do të futet një normë e re ligjore dhe çdo 60 ditë do të ketë një kontroll të detyruar në lidhje me ndërtimet pa leje. 

Postimi:

Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë! Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!

Sot u shemb "Prestige Resort", aksion që i dha fund operacionit të nisur që nga sezoni veror në këtë ndërtim. Shembja e kësaj godinë ka sjellë dhe reagimin e vetë biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili e konsideron një hakmarrje personale të Ramës. Hysenbelliu tha gjithashtu se do të vijojë të luftojë për të drejtën e tij, ndërsa fëmijët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hapur atje një media dhe për të investuar gjithashtu. 

shembjet ne prestige resort irfan hysenbelliu edi rama ne holande

Sondazh

Poll