Politike

Zbulohet GRUPI i plotë- Kush e shoqëroi presidentin Bajram Begaj në Itali, të gjithë morën bashkëshortet me vete

Pse u mbajtën këta emra sekretë edhe pse Dosja.al kërkoi disa herë përgjigje?

4 Dhjetor 2022, 18:20 Nga Dosja.al

 

Zbulohet GRUPI i plotë- Kush e shoqëroi presidentin Bajram Begaj
Delegacioni shqiptar

 

SIENA- Vazhdon misteri i vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Itali. Dosja.al ka disa ditë që pret një përgjigje nga zyrta e shtypit të Presidencës por duket se nuk do ta merrte kurrë përgjigjen e plotë. Zyrtarisht u njoftua se kreu i shtetit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Armanda. Veç saj, delegacioni, sipas zyrës së shtypit të Presidencës, përbëhej edhe nga drejtori i Kabinetit Eduart Seitaj; sekretari i Përgjithshëm, Florian Kali dhe këshilltarja për Protokollin. Por kolegët italianë kanë zbardhur emra të tjerë.

Të gjithë të lartpërmendurit, nuk kanë qenë vetëm, por të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, madje presidenti kishte marrë dhe dy djemtë e tij, Dorjan dhe Klajdi. Bashkë me ta ishte Eduart Seitaj dhe Enkeleida Qylafku, Shefi i stafit të kabinetit dhe gruaja e tij; Florian Kali dhe Aurora Kali, sekretar i Përgjithshëm; ndërsa nuk mungoi as Ilir Kulla, ish-sekretar i shtetit dhe këshilltar i presidentëve të fundit të Shqipërisë.

Pse u mbajtën këta emra sekretë edhe pse Dosja.al kërkoi disa herë përgjigje?

Vizita u konsiderua si zyrtare në Vatikan, më pas presidenti shkoi në Siena. Takuan një argjendar. Pse? Kush ua ka paguar udhëtimin? Pse kanë shkuar si staf kur ka qenë ftesë private? E në fund, cili ka qenë qëllimi kryesor i udhëtimit...?

 

bajram begaj

Sondazh

Poll