Politike

Shembja e 'Prestige Resort', Alimehmeti: Me lekët tona ne do të na duhet të dëmshpërblejmë dëmin e shkaktuar dy herë nga qeveria

Ai shton se e gjithë kjo bëhet për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore.

4 Dhjetor 2022, 17:04 Nga F.M
Shembja e 'Prestige Resort', Alimehmeti: Me lekët tona ne do
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti, mjeku që kandidon në Primaret e Tiranës në Partinë Demokratike ka reaguar pas shembjes së ‘Prestige Resort”. Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti thotë që dëmin do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, pasi biznesmeni do të kërkojë të drejtën e tij. Ai shton se e gjithë kjo bëhet për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore.

Postimi:

Nëse një biznes hidhet në erë pa vendim gjykate (që dilte nesër) dhe pasi ia ka dhënë vetë lejen e ndërtimit, do të thotë vetëm që: Me lekët tona ne do të na duhet të dëmshpërblejmë dëmin e shkaktuar dy herë nga qeveria. Qeveria mendon vetëm për interesat e tyre personale dhe aspak për dëmet që i bën komunitetit. E gjitha kjo vetëm për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore. Ky është abuzim i dyfishtë fuqie. Këtë abuzim do ta paguajnë dyfish njerëzit.

Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

ilir alimehmeti prestige resort shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll