Sport

Presidenti i FSHF Duka: U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!

Një dit6ë më parë ambienti futbollistik kosovar dhe jo vetëm u trondit nga ngjarja e trishtë e humbjes së jetës së futbollistit 17-vjeçarë pas një ataku kardiak në fushën e lojës

4 Dhjetor 2022, 14:39 Nga DOSJA
Presidenti i FSHF Duka: U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do

TIRANE - Për ngjarjen e rëndë të futbollit kosovar dhe jo vetëm, ku futbollisti 17-vjecçarë Arion Kajtazi, pësoi një atak kardiak gjatë një ndeshjejke, ka reaguar edhe numri 1 i futbollit shqiptarë, presidenti i FSHF-s Armand Duka.

"Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një ata kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.
Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit.
Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.
U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!"



B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll