Sport

Trajneri i Senegalit i sëmurë dhe në shtrat prej dy ditësh: Rrezikon të humbasë ndeshjen historike kundër Anglisë...

“Ne u stërvitëm sipas udhëzimeve të tij”. Ndihmësi është optimist, se Aliou Cisse do të jetë në pankinë në ndeshjen kundër anglezëve.

4 Dhjetor 2022, 09:17 Nga DOSJA

Trajneri i Senegalit i sëmurë dhe në shtrat prej dy ditësh:

KATAR - Aliou Cissé, trajneri i kombëtares së Senegalit, i cili sot në mbrëmje do të përballet me Anglinë për fazën e 16-të të Kupës së Botës në Katar, rrezikon të humbasë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. 

Në fakt, trajneri është i sëmurë prej dy ditësh për shkak të gripit dhe në stërvitjen e djeshme u zëvendësua nga asistenti Regis Bogaert, i cili gjithashtu foli në konferencën për shtyp:

“Ka dy ditë që është i sëmurë, por ne u stërvitëm sipas udhëzimeve të tij”. Megjithatë, anëtari i stafit është optimist në prag të ndeshjes kundër anglezëve: “Jam i sigurt se ai do të jetë patjetër në pankinë në fillim të së dielës”. Më pas duke folur për ndeshjen: “Jemi të qetë, të sigurt dhe shumë të koncentruar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll