Sport

Reagon Kukësi: "Do hedhim në gjyq Zivkovic për prishje imazhi"...

Sulmuesit Zivkovic i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet.

4 Dhjetor 2022, 14:29 Nga DOSJA
Reagon Kukësi: "Do hedhim në gjyq Zivkovic për prishje

TIRANE - Vjen dhe reagimi i Kukësit për akuzat e hedhura nga futbollisti kroat, Ante Zivkovic, i cili pretendon se është kërcënuar dhe mbajtur me forcë për disa orë vetëm sepse ka kërkuar pagat e prapambetura.
“Futboll Klub Kukësi hedh poshtë të gjitha akuzat e publikuara ditën e sotme në media nga futbollisti Ante Zivkovic për kërcënime dhe dhunë nga ana e klubit!


Sulmuesit Zivkovic i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet.


Për shkak se klubi e ka larguar futbollistin si të padëshiruar, Zivkovic ka hedhur akuza të pabaza ndaj Kukësit duke tentuar të dëmtojë imazhin.


Për deklaratat e dhëna dhe akuzat e hedhura, klubi i Kukësit do t’u drejtohet instancave më të larta për prishje imazhi. Për këtë, FK Kukësi ju garanton se gjithçka ka ndodhur është e faktuar me pamje filmike dhe provat do të vihen në shërbim të instancave përgjegjëse.


Klubi i Kukësit ka qenë ndër vite një klub korrekt me futbollistët dhe jo vetëm e kurrë nuk mund të lejojë që një futbollist i larguar, të tentojë të prishë imazhin e klubit.”
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll