Sport

Lionel Messi, një moment historik personal, 1000 ndeshje ndaj Australisë…

Në karrierën e numrit 10 të Argjentinës, janë rregjistruar 789 gola dhe 348 asistime, shifra legjendare

4 Dhjetor 2022, 08:46 Nga DOSJA

Lionel Messi, një moment historik personal, 1000 ndeshje ndaj

KATAR - Leo Messi arriti në kuotën e 1000 ndeshje si futbollist profesionist kundër Australisë: moment historik që e festoi duke shënuar 1-0, i cili është edhe goli i tij i pare teksa skuadra ‘albiceleste’ u kualifikuar për në çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022”. 

Një legjendë që filloi me fanellën e Barcelonës më 16 tetor 2004 dhe që bëri që ‘Pleshti’ argjentinas të bëhej futbollisti më i mirë në planet, falë magjisë, lojërave të tij mahnitshme dhe numrave të pabesueshëm: në 18 vite karrierë në nivelet më të larta ai ka arritur të shënojë 789 gola dhe 348 asistime për shokët e skuadrës. Më në detaje, 778 ndeshje dhe 672 gola janë shënuar për Barçën, 53 ndeshje dhe 23 gola me PSG dhe 169 ndeshje dhe 94 gola me Argjentinën.

Lionel Messi, një moment historik personal, 1000 ndeshje ndaj

Messi, në Botërorin e tij të pestë, u bë gjithashtu lojtari argjentinas me më shumë ndeshje të luajtura në turneun final, 23, (Diego Armando Maradona 21) dhe kundër Australisë ai barazoi një tjetër rekord të vendosur nga idhulli i tij i fëmijërisë, 16 ndeshje si kapiten në Kupa e Botës, më mirë se meksikani Rafa Marquez (15), Dino Zoff (14) dhe Paolo Maldini dhe gjermani Philipp Lahm, të dy me nga 13 ndeshje.

‘Pleshti’ gjithashtu barazoi rekordin e Gabriel Omar Batistuta (10 gola në tre edicione të Kupës së Botës): kapërceu Maradonën me 8, ai tani është -1 nga ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe ndjenja është, se nëse Argjentina bën përparim, ky rekord do të të jetë së paku i barabartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll