Sport

Trajneri Van Gaal nuk fshihet, del hapur: "Ne mund të jemi kampionë bote"…

“Kështu thashë dhe them, nuk po them se do të jemi. Kritikat që më bëjnë janë diçka e natyrshme për futbollin”, u përgjigj ai gjatë konferencës zyrtare për shtyp të FIFA-s

4 Dhjetor 2022, 09:47 Nga DOSJA

Trajneri Van Gaal nuk fshihet, del hapur: "Ne mund të jemi

KATAR - Louis Van Gaal, trajneri i Holandës, i cili u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” këtë të shtunë, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara 3-1 në stadiumin Al Khalifa në Al Rayyan, tha pas ndeshjes se ata mund të jenë kampionë. “E thashë dhe e përsëris: ne mund të bëhemi kampionë bote. Kështu thashë dhe them, nuk po them se do të jemi. Kritikat që më bëjnë janë diçka e natyrshme për futbollin”, u përgjigj ai gjatë konferencës zyrtare për shtyp të FIFA-s që u zhvillua në stadiumin Khalifa International.

Van Gaal, i cili ka kaluar 19 ndeshje radhazi pa humbur si trajner i Holandës dhe me vetëm një humbje në 47 ndeshje të fundit, e bëri të qartë se ishte krenar për punën e bërë nga ‘portokallinjtë’: “Jam i lumtur kur lojtarët shënojnë dhe unë jam i lumtur edhe sot sepse këta gola ishin fantastikë. Kur mbrojtësi i majtë (Daley Blind) kalon mbrojtësin e djathtë (Denzel Dumfries) ose anasjelltas, sigurisht që emocionohem. Është e qartë se unë jam i lumtur për këto detaje”,- ka thënë Van Gaal, i cili po përballet me turneun e tij të dytë në krye të skuadrës së Holandës, me të cilën përfundoi i treti në Botërorin e Brazilit tetë vite më parë.

"Nesër do të vlerësojmë ndeshjen e sotme dhe do të shohim se çfarë mund të përmirësohet. Më pas do të përveshim mëngët dhe do të vazhdojmë të punojmë. Kjo është e vetmja gjë që mund të premtoj,"- tha Van Gaal, 71 vjeç, i cili doli në sallën e shtypit, së bashku me Denzel Dumfries, mesfushori i Interit, i cili shënoi golin e tij të gjashtë ndërkombëtar në ndeshjen e 41-të me ekipin e tij, në fitoren 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll