Sport

Adriano kthehet në shtëpi pas dy ditësh festime, e dashura i anullon dasmën

Ish-sulmuesi donte të shihte me disa miq ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, të fituar nga Selecao 1-0. Festa e fitores më pas duhet t’i ketë dalë jashtë kontrollit ish-sulmuesit të Inter, që ishte kthyer në shtëpi vetëm dy ditë më vonë. E kuptueshme që nusja e re ka shpërthyer zemërimin e saj.

4 Dhjetor 2022, 12:34 Nga DOSJA
Adriano kthehet në shtëpi pas dy ditësh festime, e dashura i

BRAZIL - Ndonjëherë thonë se gjërat e bukura zgjasin pak, por edhe kaq pak duket disi e tepërt. Sipas gazetës Extra të Rio de Janeiro, martesa e ish-sulmuesit Adriano me Micaela Mesquita, u celebrua me një rit civil vetëm 24 ditë më parë. Tani martesa e tyre është totalisht në krizë. Madje nuk u organizua ceremonia intime me miqtë dhe të afërmit që të dy kishin planifikuar për këtë fundjavë.


Ish-sulmuesi donte të shihte me disa miq ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, të fituar nga Selecao 1-0. Festa e fitores më pas duhet t’i ketë dalë jashtë kontrollit ish-sulmuesit të Inter, që ishte kthyer në shtëpi vetëm dy ditë më vonë. E kuptueshme që nusja e re ka shpërthyer zemërimin e saj.
Gruaja e ka dëbuar “Perandorin” nga shtëpia dhe anuloi festën për dasmën. Duket se martesa e tyre ka përfunduar pothuajse para se të fillonte. 24 ditë është vërtet një rekord.


Micaela Mesquita është një parukiere braziliane, e dashura e Adrianos që nga viti 2015. Sipas mediave braziliane, marrëdhënia ka qenë gjithmonë e turbullt.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll