Sport

“Tmerri që kaloi futbollisti në Shqipëri!” Në Kroaci, jehonë historisë së trishtë të rrëfyer nga Ante Zivkovic me skuadrën e Kukësit...

Për momentin, nuk ka asnjë qëndrim nga klubi i Kukësit për këto akuza, raportojnë mediat kroate.

4 Dhjetor 2022, 10:03 Nga DOSJA

“Tmerri që kaloi futbollisti në Shqipëri!” Në

TIRANE - “Ish-futbollisti i Shibenikut, Dugopoljes dhe Ümraniyesporit, Ante Živković, i cili këtë verë kishte nënshkruar kontratë me Kukësin, ka kaluar një dramë të vërtetë. Fatkeqësisht, siç ndodh shpesh te klubet e paqëndrueshme financiarisht, Zivkovic nuk ka marrë disa pagesa dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për detyrimet e prapambetura. Mirëpo kur futbollisti 29-vjeçar shkoi në stadium, takimi u kthye në një tmerr të vërtetë. Zivkovic u mbajt në stadium për disa orë me sharje dhe kërcënime.”

Kështu shkruajnë mediet kroate, që i referohen qëndrimit zyrtar të Sindikatës së Futbollistëve Profesistë të Bosnjë Herecegovinës, për atë që i ka ndodhur futbollistit ditët e fundit në Shqipëri.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës vendosi ta ndajë me publikun historinë e tij dhe tashmë ka nisur procedurat në FIFA, për të vërtetuar veprimet e paligjshme të klubit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll