Politike

Prençi u largua nga gara e Primareve, Vokshi: Ai nuk ka ngritur asnjë shqetësim, ishte i kënaqur, më vjen keq që u largua

Vokshi u shpreh se i vjen keq për largimin e tij, i cili më herët ka qënë i kënaqur nga ecuria e Primareve. 

4 Dhjetor 2022, 14:30 Nga A.B
Prençi u largua nga gara e Primareve, Vokshi: Ai nuk ka ngritur
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, ( i dorëhequr nga primaret) i cili bëri postim në Facebook për problematikat por më pas e fshiu. Ajo u shpreh se i vjen keq për largimin e tij, i cili më herët ka qënë i kënaqur nga ecuria e Primareve. 

'Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur për largimin por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.

Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar.'- tha Vokshi. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

albana vokshi primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll