Politike

Primaret në PD, Vokshi: Kanë votuar 30 mijë qytetarë, fluksi është i madh

Vokshi deklaroi se procesi po vijon pa probleme e se ka pasur fluks të madh në disa qendra votimi.

4 Dhjetor 2022, 14:15 Nga A.B
Primaret në PD, Vokshi: Kanë votuar 30 mijë qytetarë, fluksi
Albana Vokshi

TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 30 mijë simpatizantë në Primaret. Ajo u shpreh për mediat se procesi po vijon pa probleme e se ka pasur fluks të madh në disa qendra votimi.

'Kanë votuar mbi 30 mijë votues. Vazhdon ende fluksi në qendrat e votimit. Eshtë dëshirë dhe vullnet i qytetarëve shqiptare që po votojnë. Ne jemi mundur të shohim çdo problematikë.'- tha Vokshi.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

albana vokshi primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll