Politike

Kandidat për primaret e PD, Jul Deda: Unë votova, numrin 7 sigurisht...

Julian Deda ka ndarë në Facebook, fotot nga momenti i votimit në Primare.

4 Dhjetor 2022, 13:11 Nga A.B
Kandidat për primaret e PD, Jul Deda: Unë votova, numrin 7
Julian Deda

TIRANË- Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka bërë të ditur se votën ia dha numrit 7, vetes së tij. Pasi votoi, ai shkroi në rrjetet sociale se votën ia dha vetes së tij, mirëpo në fund shpreson që të fitojë më i miri. 

'Une votova, numrin 7 sigurisht...! Fitofte me i miri...!'- shkruan Deda në postimin e bërë në Facebook. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

julian deda primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll