Politike

Në garë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Vota është zëri ynë në qeverisje

Mjeku bën thirrje për qytetarët që të votojnë. 

4 Dhjetor 2022, 13:21 Nga A.B
Në garë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Vota
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaron se vota është zëri i qytetarëve për qeverisje. Teksa ka ndarë foto nga momenti i votimit, kandidati në garën e Primareve për Bashkinë e Tiranës, mjeku bën thirrje për qytetarët që të votojnë. 

'Vota është zëri ynë në qeverisje! #Bashkë #Pastër'- shkruan Alimehmeti në postimin e bërë në Facebook. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022 ilir alimehmeti

Sondazh

Poll