Politike

'PRIMARET' jo me shumë mundësi zgjedhje/ 7 bashki s'kanë opsione, 4 u lihen aleatëve

Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera. Më konkretisht në Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë aleatit Vangjel Dule; zgjedhje nuk ka as në Pustec, zonë që i lihet partisë minoritare maqedonase.

4 Dhjetor 2022, 14:28 Nga k.m.
'PRIMARET' jo me shumë mundësi zgjedhje/ 7 bashki
Pamje nga Primaret

TIRANË- Demokratët do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë për zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj.  Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, por jo në të gjitha bashkitë po zbatohet ky rregull.

Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera. Më konkretisht në Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë aleatit Vangjel Dule; zgjedhje nuk ka as në Pustec, zonë që i lihet partisë minoritare maqedonase.

Më Shkodër dhe në Elbasan ka vetëm nga 1 kandidat, përkatësisht Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi. Ndërsa Bashkia e Malësisë së Madhe nuk ka asnjë kandidat.  Ndërkohë që nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Shkodër, Himarë, Finiq e Dropull. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00, por nëse ka radhë, procesi do vazhdojë.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll