Politike

Primaret e PD/ Prençi denoncon: Socialistët po votojnë me emrin në listë, demokratëve iu shkruhet me dorë

Prençi ka zbuluar se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.

4 Dhjetor 2022, 13:08 Nga A.B
Primaret e PD/ Prençi denoncon: Socialistët po votojnë me emrin
Shemsi Prenci

TIRANË- Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve. Prençi ka zbuluar se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.

POSTIMI:

Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez! Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri. Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

shemsi prenci primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll