Sport

Boksieri meksikan kërcënon Messin: Lutju Zotit të mos më takosh kurrë. Ndërhyn Tyson: Do kthehem në ring për ‘pleshtin’

Në fund Canelo kërkoi falje.

3 Dhjetor 2022, 22:41 Nga F.M
Boksieri meksikan kërcënon Messin: Lutju Zotit të mos më
Canelo Alvarez, Lionel Messi dhe Tyson

TIRANË- Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka kërcënuar Lionel Messin, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej se lojtari kishte në këmbët e tij bluzën e kombëtares së Meksikës.

“A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? T’i lutet Zotit që të mos më takojë kurrë. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ti duhet të respektosh Meksikën! Nuk po flas për Argjentinën si shtet, po flas për Messi. Nga momenti që fanella është në tokë, tashmë është një fyerje,”- shkruan Canelo në një reagim.  

32-vjeçari i ka kërkoi falje sulmuesit në orët e fundit, por historia u kthye në vëmendje për shkak të fjalëve të Mike Tyson. 56-vjeçari ka folur në rrjetet sociale për të mbrojtur Messin.

“Dikush i quajtur Canelo kërcënoi Leon. Nëse ai guxon të prekë Messin, do të më duhet të kthehem në ring,”- tha Tyson.

Në fund Canelo kërkoi falje.

“Më ka marrë përpara pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim. E kam bërë komente të papërshtatshme, për të cilat dua t’i kërkoj falje Messi dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë më takoi mua,”- tha ai në fund.

canelo alvarez lionel messi

Sondazh

Poll