Sport

Trazira dhe në Vjenë, serbët këndojnë pas ndeshjes: Vritini, masakrojini shqiptarët

Ata kanë dalë në rrugë pas humbjes përballë Zvicrës dhe kanë filluar të këndojnë e të sulmojnë shqiptarët verbalisht.

3 Dhjetor 2022, 19:51 Nga F.M
Trazira dhe në Vjenë, serbët këndojnë pas ndeshjes:
Vjenë

VJENË- Tifozët serbë kanë shkaktuar trazira dhe në rrugët e Vjenës. Media vendase Heute shkruan se një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas humbjes përballë Zvicrës dhe kanë filluar të këndojnë e të sulmojnë shqiptarët verbalisht.

“Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve. Policia ka ndërhyrë dhe ka shpërndarë turmën.


Mbrëmjen e djeshme, Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll