Sport

Ronaldo s’e pret mirë zëvendësimin, i drejtohet trajnerit: Ik ***

Teksa largohej nga fusha i është drejtuar trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.

3 Dhjetor 2022, 22:44 Nga F.M
Ronaldo s’e pret mirë zëvendësimin, i drejtohet trajnerit:
Cristiano Ronaldo

TIRANË- Cristiano Ronaldo ka ‘shpërthyer’, pasi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin me Korenë e Jugut. Në momentin që ai është larguar nga fusha i është drejtuar trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.

“Ke një nxitim k*** të më nxjerrësh nga fusha, ik q***,”- kanë qenë këto fjalët e portugezit, sipas leximit të buzëve që kanë bërë gazetarët.

“Një kundërshtar më tha të nxitoja, të dilja me shpejtësi nga fusha. I thashë që ta mbyllte gojën, sepse ai nuk ka autoritet të më drejtohet në këtë mënyrë. Por pavarësisht se çfarë ndodhi, nuk dua polemika. Është furia e lojës, adrenalina e momentit,”- shpjegoi më vonë Ronaldo.

“Ronaldo nuk e kishte me mua, por me kundërshtarin që e nxitoi dhe e ofendoi. Gjithçka absolutisht normale,”- tha Santos.

cristiano ronaldo fernando santos

Sondazh

Poll