Sport

ME VIDEO/ Trazira në Zvicër, përplasen tifozët pas ndeshjes me Serbinë, filmohet dhe flamuri shqiptar

U hodhën objekte, u dëmtuan tavolinat dhe karriget, si dhe u ndezën fishekzjarre mes turmës. Në sfond shihen flamuj shqiptarë dhe serb.

3 Dhjetor 2022, 18:50 Nga F.M
ME VIDEO/ Trazira në Zvicër, përplasen tifozët pas ndeshjes
Përplasjet

ZVICËR- Trazira në Bazel të Zvicrës! Përballja në stadiumin në Katar mes serbëve dhe shqiptarëve ka kaluar në rrugët e Zvicrës. Mediat vendase kanë publikuar pamje ku shihet se si festime janë kthyer në përplasje mes tifozëve.

U hodhën objekte, u dëmtuan tavolinat dhe karriget, si dhe u ndezën fishekzjarre mes turmës. Në sfond shihen flamuj shqiptarë dhe serb. Përplasjet e dhunshme u ndaluan nga policia. Zyra për media e policisë në Basel tregon se vetëm një person ka mbetur i plagosur lehtë dhe është raportuar për dëme të mëdha materiale.


Mbrëmjen e djeshme, Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll