Politike

VIDEO/ Garë e fortë mes Carës dhe Dervishit, nisin primaret e PD në Durrës, demokratët votojnë

Demokratët e Durrësit do të zgjedhin ndërmjet Igli Carës dhe Armand Dervishit.

4 Dhjetor 2022, 08:30 Nga A.B
VIDEO/ Garë e fortë mes Carës dhe Dervishit, nisin primaret e PD
Votimi

DURRËS- Në orën 08:00 ka nisur procesi i votimit për Primaret e Partisë Demokratike në Durrës. Demokratët e Durrësit do të zgjedhin ndërmjet Igli Carës dhe Armand Dervishit për të qenë kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll