Politike

PRIMARET/ Nis procesi i votimit në Lushnjë dhe Fier, garë e fortë mes 15 kandidatëve

Mësohet se, materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes së djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.

4 Dhjetor 2022, 08:31 Nga DOSJA
PRIMARET/ Nis procesi i votimit në Lushnjë dhe Fier, garë e
Votimet për Primare

LUSHNJE- Ka nisur procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike, në Lushnjë dhe Fier. Votimi për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë në degët e PD Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orën 18. Mësohet se, materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes së djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.

Poashtu edhe në Lushnje ka nisur procesi i votimit për primaret në PD. Në Lushnje kandidojnë, Eduard Sharka dhe Erjon Kërcuku.

Video nga votimet në Lushnje

Fier votohet për kandidatët

Ermal Hamataj,

Edvar Kodheli

Denisa Muçaj

Artur Mahmutaj

Albano Zhapaj

Në Patos votohet për kandidatët

Ardian Rama

Gazmend Halimi

Sofie Alushaj

Në Roskovec votohet për kandidatët

Dhurata Malko

Nazar Plaka

Nerdit Hazizaj

Në Mallakstër  votohet për kandidatët

Resmi Shanaj

Neim Begaj.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë./Dosja.al

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll