Politike

U përjashtua nga Primaret, Daçi: Historia përsëritet, Zot fali se s’dinë çfarë bëjnë

Ish-kandidati thotë se demokratët e duan vendin e tyre dhe shpreson se një ditë gjithçka do të ndryshojë.

3 Dhjetor 2022, 22:34 Nga F.M
U përjashtua nga Primaret, Daçi: Historia përsëritet, Zot
Alfred Daçi

TIRANË- Alfred Daçi, i cili u përjashtua nga gara e Primareve pas të shtënave që shoqëruan mbledhjen në selinë blu të Kurbinit nuk e konsideron të drejtë këtë vendim. Në një postim në rrjetet sociale, Daçi shkruan se kjo është një histori që përsëritet, skualifikimi sipas tij, qëndron pavarësisht kalimit të viteve dhe nxjerr në pah paaftësinë e insittucioneve që e konsiderojnë veten demokratike. Ish-kandidati thotë se demokratët e duan vendin e tyre dhe shpreson se një ditë gjithçka do të ndryshojë.

Postimi:

Skualifikim nga gara...!!! 1945 - 2022 Historia perseritet ...  Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr ne pah paaftesine dhe papjekurine e institucioneve tona “Demokratike" Ne cdo negociate , njeriu qe punon ndershem eshte i destinuar te perballoje pjesen me te erret , ndersa keqberja dhe mosbesimi ne fund shenojne PIKE . Kush ushtron dinakerine per te mire apo per te keq , ne fakt fsheh mungesen e aftesive per te arritur qellimet e tij duke mos respektuar te tjeret .  Ju mbetem mirënjohes te gjitheve atyre qe besuan tek une dhe vlerat e mia , qe besuan tek Demokracia e vertete . Besoj bindshem qe nje dite Demokracia do triumfoje por jo me dinakerine qe karakterizon nje pjese te madhe te atyre qe mendojne se jane Demokrate te vertete . Demokratet e vertete e duan vendin e tyre dhe nuk me mbetet vecse te them “ Zot fali se nuk dine cfare bejne”. Une nuk humbas kurre, ose mesoj ose fitoj !

Përplasja me armë zjarri në Kurbin u ka kushtuar dy kandidatëve për Primaret. Alfred Daçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga procesi. Për anëtarin Vani Rica, është caktuar një masë dislinore, edhe pse ai ishte personi që qëlloi në ajër disa ditë më parë. Shkak për sherrin që u përshkallëzua në përplasje me armë zjarri është bërë kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimin për kandidatët që do të mbahen nesër.

alfred daçi

Sondazh

Poll