Politike

Berisha publikon sloganin e protestës: Mirësevini në Shqipëri bukë, kripë dhe Korrupsion i përzemërt i Edi Ramës (Mesazhi për BE)

Kreu i PD-së është treguar mjaft tradicional teksa përmend bukën e kripën.

3 Dhjetor 2022, 21:42 Nga F.M
Berisha publikon sloganin e protestës: Mirësevini në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së 6 Dhjetorit që pritet të mbahet në Tiranë, ditën kur do të zbarkojnë liderët evroppianë për Samitin BE-Ballknai Perëndimor. Në slogan, Berisha ka shkruar një shprehje mirëseardhjeje. Kreu i PD-së është treguar mjaft tradicional teksa përmend bukën e kripën.

“Mirësevini në Shqipëri bukë, kripë dhe…Korrupsion i përzemërt i Edi Ramës”-thuhet në posterin që ka publikuar Berisha, në gjuhën angleze, si një mesazh për liderët e BE-së.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare më datë 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e Bashkimi Europian. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetur dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Pavarësisht se Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje, Berisha ka këmbëngulur në zhvillimin e saj. 

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll