DY OPSIONET- Protestë ose përplasje, ç'do ndodhë më 6 dhjetor?
Dy janë mundësitë që mund të parashikohen për 6 dhjetor, kë do zgjedhë Berisha?
TIRANË- Data 6 dhjetor vjen me zhvillime në Tiranë. Në kryeqytet vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe ato të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por në të njëjtën ditë, në orën 12.00, kryedemokrati Sali Berisha ka lajmëruar një tubim me sloganin: BE është rruga, jo rruga e Ramës. Me t'u dhënë lajmin numri një i opozitës, nisën diskutimet, aludimet dhe akuzat që nuk u kursyen fare nga maxhoranca.
Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar bëri me dije protesta nuk do të lejohet e se nuk do u jepej leje për asnjë arsye, ndërsa zyrtarët socialistë dolën kundër demokratëve, duke i akuzuar e duke u krijuar lidhje me Rusinë, Vladimir Putinin e të tjerë teori konspirative që qarkullojnë prej kohësh në tezat e selisë rozë. Por një reagim i Bashkimit Europian ka ndryshuar me 180 gradë sjelljen ndaj protestës së opozitës.
Nga Bukseli u dha sinjali se asnjë protestë nuk do të ishte problem, për aq kohë sa do të sigurohej mirëqenia të 27 liderëve, disa prej të cilëve 6 dhjetorin e kanë kontaktin e parë me Shqipërinë. Me këtë 'sinjal', çuditërisht në Tiranë ndryshoi edhe qëndrimi i maxhorancës, e cila u bë më pranuese.
Tani problem është vendndodhja e protestuesëve.
Berisha do të protestojë poshtë Kryeministrisë, por ky version nuk pranohet nga Policia, të cilët kanë hequr vijën e kuqe. Për Policinë, tubimi është "ok", po të ndodhë në sheshin "Skënderbej", version që deri më tani nuk pranohet nga PD. Sali Berisha ka një vendim; protestohet në Bulevard dhe askund tjetër, ndërsa Policia kundërshton. Si do të veprohet në këtë rast?
Dy janë mundësitë që mund të parashikohen; Berisha bie dakord dhe proteston shumë larg Kryeministrisë, por proteston!; ose ka përplasje me kordonin e Policisë. Deri më tani, ky duket versioni më i mundshëm. Por se çdo të ndodhtë, do ta shohim vetëm më datë 6.
Sondazh
Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Tu tregojmë ndërkombëtarëve kush është Edi Rama, vjedh shqiptarët çdo ditë, 2.2 mld euro në Bitcoin
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përcjellë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjet...
Ambasada e SHBA paralajmërim për ditën që mbahet Samiti i BE dhe protesta e Berishës: Kujdes në 6 dhjetor!
Foto ilustruese TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje shtetasve amerikane që jetojnë në Shqipëri q&eum...
Konflikti me armë zjarri në Kurbin, përjashtohet nga Primaret 2 kandidatët. Dënohet edhe Vani Rica (EMRAT)
Foto ilustruese TIRANË- Përplasja me armë zjarri në Kurbin u ka kushtuar dy kandidatëve për Primaret. Alfred Dajci dhe Edmond...
'Duhet të gjej një punë tjetër'/ Braçe SQARON përballjen me Taulant Ballën: S'jam kundër kujt! Interesi im i vetëm janë bujqit dhe blegtorët
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sqaruar të gjithë deklaratën e tij që bë...
Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit
Ymer Barçi TIRANË- Bashkia Mat përfaqësohet nga juristi dhe ekonomisti Ymer Barçi, kandidat për Partinë Demokratike....
Xhaka e Shaqiri i 'treguan derën' Serbisë, politika Shqipëri-Kosovë: Bravo shqipe, urime!
Xhaka dhe Shaqiri KATAR- Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ka sjellë dhe shumë reagime nga politikanët në Shqipë...
Takimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i dhuroi mozaikun me veshje tradicionale, Ati i Shenjtë statujën e Shën Pjetrit
Presidenti Bajram Begaj si dhe Papa Françesku VATIKAN- Takimi i sotëm mes Presidentit Bajram Begaj dhe Papa Françeskut ka zgja...
Berisha: Rama kërkoi 'OK' nga për amnistinë fiskale dhe NATO për Porto Romanon, i mbyllën derën
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Uashingtoni dhe NATO i kanë mbyllur derën kryeministrit Edi Rama...
Berisha kujton kohën kur foli në Bruksel: Ishte viti 2005, kaq frikë kishin nga mafia shqiptare sa u ndjeva si në frigorifer
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se ndërkombëtarët kanë qenë të frikë...
Ori Nebijaj mbyll 'Përputhen' dhe nis karrierën në politikë: Do bëj maksimumin, nëse diçka nuk është në dorën time…
Oriela Nebijaj TIRANË- Oriela Nebijaj ka mbyllur karrierën në television, për të vijuar një të re në politikë....

