3 Dhjetor 2022, 14:02
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Përplasja me armë zjarri në Kurbin u ka kushtuar dy kandidatëve për Primaret. Alfred Dajci dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga procesi që pritet që të mbyllet së shpejti, por me emra të rinj. Ndërkohë që për anëtarin Vani Rica, është caktuar një masë dislinore, edhe pse ai ishte personi që qëlloi në ajër disa ditë më parë. Shkak për sherrin që u përshkallëzua në përplasje me armë zjarri është bërë kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimin për kandidatët që do të mbahen këtë të dielë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve.
Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të derës së sallës ku po zhvillohej mbledhja dhe më pas është larguar, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas ngjarjes Rica u prangos, por më pas u lirua me argumentin se armën e kishte pasur me leje, duke qenë se ishte përgjegjës i një policie private. Ndërkohë, vetë i akuzuari nuk ka folur në lidhje me ngjarjen, por vetëm avokati i tij, Pashk Gjaci, i cili pretendoi se klienti i tij ishte i pajisur me armë me leje dhe kemi të bëjmë vetëm me prishje të qetësisë publike.
alfred dajci edmond shkoza primaret ne pd kurbin
Politike
3 Dhjetor 2022, 13:31
k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sqaruar të gjithë deklaratën e tij që bë...
Politike
3 Dhjetor 2022, 10:36
k.m.
Ymer Barçi
TIRANË- Bashkia Mat përfaqësohet nga juristi dhe ekonomisti Ymer Barçi, kandidat për Partinë Demokratike....
Politike
2 Dhjetor 2022, 23:00
I.A
Xhaka dhe Shaqiri
KATAR- Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ka sjellë dhe shumë reagime nga politikanët në Shqipë...
Politike
2 Dhjetor 2022, 19:46
I.A
Presidenti Bajram Begaj si dhe Papa Françesku
VATIKAN- Takimi i sotëm mes Presidentit Bajram Begaj dhe Papa Françeskut ka zgja...
Politike
2 Dhjetor 2022, 19:17
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Uashingtoni dhe NATO i kanë mbyllur derën kryeministrit Edi Rama...
Politike
2 Dhjetor 2022, 19:16
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se ndërkombëtarët kanë qenë të frikë...
Politike
2 Dhjetor 2022, 19:12
F.M
Oriela Nebijaj
TIRANË- Oriela Nebijaj ka mbyllur karrierën në television, për të vijuar një të re në politikë....
Politike
2 Dhjetor 2022, 18:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është që të bëhet miliard...
Politike
2 Dhjetor 2022, 18:32
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të mbahet Samiti Bashkimi Evropia...
Politike
2 Dhjetor 2022, 18:22
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si vrasjen e fjalës së lirë sulmin që kryeministri Edi Rama po b&...