Sport

E bujshme në Katar, yjet e Francës ndërrojnë të gjithë klubet. Mbappe tek FC Bondy

E papritura ndodhi në qendrën stërvitore të kombëtares së "gjelave" ku lojtarët hoqën fanellat e tyre të stërvitjes dhe pozuan me uniforma të tjera

3 Dhjetor 2022, 17:39 Nga DOSJA

E bujshme në Katar, yjet e Francës ndërrojnë të

KATAR - Kombëtarja e Francës ka bërë homazhe ndaj skuadrave amatore që ndihmuan në krijimin e karrierës së tyre futbollistike në një foto gazmore të skuadrës.

Skuadra e Les Bleus pozoi për një foto ekipi në kampin e tyre stërvitor në Doha, por, në vend që të vishnin fanellën e tyre stërvitore, ata veshën fanella nga klubi ku secili filloi karrierën e tij.

Ka pasur disa pika interesante që duheshin theksuar me të parë foton, si lidhja mes Kylian Mbappe dhe William Saliba apo mospërfshirja e mesfushorit Matteo Guendouzi.

E bujshme në Katar, yjet e Francës ndërrojnë të

Fanellat e tyre janë të skuadrës së Bondy-t një ekip lagjeje rreth 10 km larg qendrës së Parisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll