Sport

Morata nuk ndalon së shënuari, në Katar pret edhe "trofeun" e rradhës, vec atë të Kupës së Botës

Në korrik, me një foto në rrjetet sociale, çifti zbuloi se po vjen fëmija i 4-të, i cili do të jetë vajzë! Çifti së bashku me fëmijët e tyre patën mundësinë të shijojnë në plazhin e Dohas ditën e pushimit që Luis Enrique u dhuroi spanjollëve.

3 Dhjetor 2022, 18:34 Nga DOSJA

KATAR - Alvaro Morata mund të jetë duke kaluar një super formënë Kupën e Botës në Katar dhe është një nga yjet e turneut deri më tani, por mendja e tij është edhe tek fëmija i tij i 4-të që do të lindë pas disa javësh. 

Morata nuk ndalon së shënuari, në Katar pret edhe

Morata që luan për Atletikon e Madridit ka shënuar në të 3 ndeshjet e Spanjës në Kupën e Botës dhe kryeson listën e golashënuesve. Partnerja e tij Alice Campello nuk ishte aty në dy ndeshjet e para, por mbërriti në Katar për të parë ndeshjen e tretë (me Japoninë) dhe sigurisht do të qëndrojë për fazën e eliminimit direkt. 

Alice dhe Alvaro u njohën përmes rrjeteve sociale. Ata u martuan në vitin 2017 dhe patën binjakë në vitin 2018. Alessandro dhe Leonardo. Në vitin 2020, ata patën edhe djalin e tyre të tretë, Eduardo, dhe Alice është shtatzënë dhe pret të katërtin.

Morata nuk ndalon së shënuari, në Katar pret edhe

Në korrik, me një foto në rrjetet sociale, çifti zbuloi se po vjen fëmija i 4-të, i cili do të jetë vajzë! Çifti së bashku me fëmijët e tyre patën mundësinë të shijojnë në plazhin e Dohas ditën e pushimit që Luis Enrique u dhuroi spanjollëve. 

Morata nuk ndalon së shënuari, në Katar pret edhe

Familja u ribashkua në Katar me Alvaron që mbante në sy Alice dhe luante si një fëmijë me djemtë e tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll