Sport

Katar 2022: Holanda, skuadra e parë cerekfinaliste e Botërorit

Tulipanët mundën lehtësisht 3-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të pritur të qetë kundërshtarin e rradhës mes Argjentinës dhe Australisë

3 Dhjetor 2022, 17:53 Nga DOSJA

Katar 2022: Holanda, skuadra e parë cerekfinaliste e Botërorit

KATAR - Holanda është skuadra e parë cerekfinaliste e kampionatit botëror Katar 2022. Tulipanët e drejtuar nga Van Gal kanë arritur të mundin me rezultatin 3-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ndeshje me pak histori në të.

Depay zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të, ndërkohë, si për të konkretizuar epërsinë e tyre, holandezët shënojnë edhe në shtesën e pjesës së parë golin e dytë me Dani Blind duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Edhe pjesa e dytë e njëjta histori, me Holandën dominuese dhe SHBA-ja bën pak për të vënë në rrezik kualfiikimin e tyre. Gjithësesi në minutën e 76-të Whright ngushton diferencën përkohësisht me golin e shënuar në 2-1.

Megjtihatë iluzioni amerikan shuhet brenda 5 minutave kur Dumfries shënon edhe golin e tretë në minutën e 81-të që vulosi gjithcka për përfaqësuesen holandeze.

Tashmë ata do të presin me qetësi ndeshjen e mbërmjes ku do të mësojnë kundërshtarin e rradhës mes Argjentinës dhe Australisë, ku nëse surprizat për këtë Botëror të jenë ezauruar, me gjasë cerekfinalja e parë do të jetë një finale e parakohshme me Argjentinë.

Ja se si është skema e përballjes së skuadrave në fazën e 1/8 dhe rruga e tyre drejt finales.Katar 2022: Holanda, skuadra e parë cerekfinaliste e Botërorit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll