Sport

Mediat italiane zbulojnë, ja përse Francesco Totti vjen kaq shpesh në Tiranë...

Mediat italiane shkruajnë se pati një tjetër udhëtim të Totit pas daljes së parë të çiftit në një event të rëndësishëm zyrtar, si ai i Globe Soccer Awards në Dubai, çifti fluturoi drejt Shqipërisë, pasi ndodhej në Turqi.

3 Dhjetor 2022, 17:29 Nga DOSJA
Mediat italiane zbulojnë, ja përse Francesco Totti vjen kaq shpesh

TIRANE - Ikona e skuadrës së Romës në Serinë A dhe ish-kapiterni i saj e i përfaqësueses së Italisë, Francesco Totti, është rikthyer në vëmendje të mediave, për shkak të jetës së tij private. Mediat italiane i janë rikthyer ‘aferës’ së vizitave të tij në Tiranë verën e kaluar, që u lidhen me të dashurin e tij të re Noemi Bocchi.

Mediat italiane shkruajnë se pati një tjetër udhëtim të Totit pas daljes së parë të çiftit në një event të rëndësishëm zyrtar, si ai i Globe Soccer Awards në Dubai, çifti fluturoi drejt Shqipërisë, pasi ndodhej në Turqi. Ata edhe më parë kishin udhëtuar në Tiranë, në finalen e Conference League kur Roma e tij u ndesh me Fejnordin e Holandës.

Por pse ish-kapiteni i Romës udhëton shpesh drejt Shqipëri? Sipas asaj që zbuloi e përjavshmja Oggi, ai ka interesa në atë zonë. Dhe duket se është në lojë edhe një bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Të dy duket se kanë bërë fundjavë të shpeshtë romantike në lokacione të blinduara në Durrës dhe Tiranë. Së fundmi Noemi ka treguar publikisht dhe në llogarinë e saj private në Instagram unazën e çmuar me diamantë që ish sulmuesi verdhekuq i ka dhuruar, me një vlerë të përfolur treqind mijë euro”, - shkruajnë mediat italiane. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll