Sport

Ofendoi shqiptarët, trajneri serb: S’është ndonjë gjë e madhe, normale për ndeshje futbolli

Kur u pyet nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Granit Xhakës, Stojkoviç ntha nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur.

3 Dhjetor 2022, 16:13 Nga F.M
Ofendoi shqiptarët, trajneri serb: S’është ndonjë
Dragan Stojkovic

SERBI- Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili ofendoi shqiptarët pas golit të dytë të ekipit të tij thotë se nuk ka ndodnjë ndonjë gjë e ‘madhe’ dhe se gjithçka që është thënë, është normale në një ndeshje futbolli. Kur u pyet nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Granit Xhakës, Stojkoviç ntha nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur.

“Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi. Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen fjalë që nuk duhet. Por, nuk pati asgjë të madhe. Është normale për ndeshje të tilla,”- tha ai.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

dragan stojkovic

Sondazh

Poll