Sport

Kamerun - Brazil/ ‘Selecao’ me shumë ndryshime në përbërje, Kameruni pretendon mrekullinë për t’u kualifikuar…

Trajneri brazilian mendohet se do të shfrytëzojë rastin për të rritur konkurrencën në skuadër, duke aktivizuar lojtarë të rinj në njëmbëdhjetëshen fillestare.

2 Dhjetor 2022, 08:54 Nga DOSJA

Kamerun - Brazil/ ‘Selecao’ me shumë ndryshime në

KATAR - Kameruni përballet me Brazilin këtë të premte, në orën 20:00, në Lusail Stadium, në kërkim të një mrekullie që i lejon ata të arrijnë në raundin e 16-të. Ata duhet të mundin ‘Selecaon’ tashmë të klasifikuar dhe të presin, që Zvicra të mundë Serbinë, ose që të barazojë. Tashmë synimi i parë duket mjaft i komplikuar, pavarësisht se Tite ka shumë ndryshime të planifikuara në skuadër.

Si arrin Kameruni? Skuadra e drejtuar nga Rigobert Song ka mundur Brazilin një herë në historinë e saj, në Kupën e Konfederatave 2003, në ndeshjen e fundit. Mirëpo, pikërisht para kësaj ndeshjeje, trajneri kamerununas ka pezulluar portierin André Onana, i cili u largua nga grumbullimi të nesërmen. Mendohet se porta do t’i besohet Aboubakar, i cili revolucionarizoi ndeshjen kundër Serbisë.

Ja dhe përbërjet e mundshme të Kamerunit dhe Brailit:

Kamerun - Brazil/ ‘Selecao’ me shumë ndryshime në

Si mbërrin Brazili? Trajneri brazilian do të shfrytëzojë rastin për të rritur konkurrencën, duke futur lojtarë të rinj në njëmbëdhjetëshen fillestare. Richarlison, Vinícius, Casemiro dhe Raphinha, mund të pushojnë, për të sjellë Antony, Gabriel Jesús dhe Bruno Guimaraes, të cilët ishin zëvendësues kundër Zvicrës dhe Serbisë. Trajneri Tite me siguri nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Neymar (dëmtim i kaviljes), Danilo (dëmtim në kyçin e këmbës) dhe Alex Sandro (dëmtim muskuloz), gjë që do ta detyrojë atë të vazhdojë t'i besojë Éder Militaos në anën e djathtë, ose të shpërblejë Dani Alves, i cili në moshën 39-vjeçare mund të barazohet me Roberto Carlos me 125 ndeshje ndërkombëtare në historinë e Brazilit, ndërkohë që rekordin e mban Cafu me 142. Në krahun e majtë do të jetë Alex Telles.

Dueli i ndeshjes? Castelleto vs. Militao. Qendërmbrojtësi i Kamerunit është një nga sensacionet e kampionatit. Ai ka luajtur dy ndeshjet e para të plota dhe ka shënuar një gol dhe një asist në lojën sulmuese të skuadrës. Militao, duke filluar kundër Zvicrës në krahun e djathtë, mund të luajë në atë pozicion, ose të kthehet në pozicionin qendror për t’i hapur vend Dani Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll