Sport

Debatohet goli i dytë i Japonisë ndaj Spanjës, ‘sinonim’ i eliminimit të Gjermanisë

I vërtetuar pas ndërhyrjes së VAR-it, debatohet goli i fitores së Japonisë (2-1) ndaj Spanjës. Në disa imazhe, topi duket se ka dalë jashtë vijave të fushës para krosimit të Kaoru Mitoma.

2 Dhjetor 2022, 08:19 Nga DOSJA

Debatohet goli i dytë i Japonisë ndaj Spanjës,

KATAR - Fitoren 2-1 ndaj Spanjës dhe kualifikimin në fazën e 16-të të Kupës së Botës, Japonia ia detyron Ao Tanakas, autorit të golit të dytë të kësaj të premteje në mbrëmje. Një arritje me pasoja të rënda, pasi e çoi Japoninë në krye të Grupit E dhe eliminoi Gjermaninë nga gara. Por veprimi në fjalë është në qendër të debateve. A u eliminua Gjermania nga një gol që nuk duhej të akordohej? Pyetja është e vlefshme.

Sepse, në disa imazhe, topi duket se i ka kaluar plotësisht kufijtë e fushës, përpara se Kaoru Mitoma të bënte krosin vendimtar. Pas një kontrolli të gjatë të VAR-it, goli megjithatë u vërtetua nga gjyqtarët. “Po të më kishin thënë që nuk ka gol sepse topi doli jashtë, nuk do të isha i zhgënjyer”,- është shprehur futbollisti japonez pas ndeshjes, topi i të cilit ishte “gjysmë jashtë ”.

Debatohet goli i dytë i Japonisë ndaj Spanjës,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll