Sport

Juventus në telashe serioze, UEFA lëviz zyrtarisht me anë të një komunikate

UEFA ka hapur një hetim ndaj Juventusit për shkelje të Fair Play financiar (FPF) pas akuzave të prokurorit të Torinos dhe Consob ndaj klubit bardhezi.

1 Dhjetor 2022, 19:12 Nga DOSJA

Juventus në telashe serioze, UEFA lëviz zyrtarisht me anë të

ITALI- UEFA ka hapur një hetim ndaj Juventusit për shkelje të Fair Play financiar (FPF) pas akuzave të prokurorit të Torinos dhe Consob ndaj klubit bardhezi. Këtë e ka bërë të ditur vetë UEFA me anë të një shënimi. “Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s hapi sot një hetim zyrtar kundër Juventusit për shkelje të rregullave për licencimin e klubeve dhe lojën e ndershme financiare - thuhet në shënim.

Në sy të hetuesve do të kishte disa të ardhura nga menaxhimi i të drejtave të lojtarëve, pra fitimet kapitale që rrjedhin nga shitja e lojtarëve, në një total prej rreth 50 milionë euro. Agnelli dhe drejtuesit e Juventusit janë akuzuar duke filluar nga "manipulimi i merkatos" deri 'mashtrimi nëpërmjet përdorimit të faturave apo dokumenteve të tjera për operacionet inekzistente”.

E.Ç (Dosja.al)

uefa juventus

Sondazh

Poll