Sport

“Katar 2022”/ Incidente në Bruksel pas fitores dhe kualifikimit të Marokut…

Policia belge ka njoftuar se ka bërë arrestime të shumta, pas fitores së Marokut kundër Kanadasë (2-1) të enjten, gjatë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve.

2 Dhjetor 2022, 08:14 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Incidente në Bruksel pas fitores dhe kualifikimit

BELGJIKE - Policia belge tha se arrestoi 18 persona të enjten në mbrëmje gjatë incidenteve në Bruksel pas fitores së Marokut kundër Kanadasë (2-1). Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit belg, ku jeton një komunitet i madh maroken, për të festuar kualifikimin e këtij vendi në 1/16 e Kupës së Botës. Në të njëjtin grup u eliminua Belgjika.

Të dielën, fitorja e Marokut kundër Belgjikës u pasua me dhunë në qendër të Brukselit, ku grupe të vogla të rinjsh ishin përplasur me policinë dhe kishin dëmtuar pajisjet urbane, në tubimet spontane të tifozëve të Marokut.

Mbrëmjen e kësaj të enjte, tifozët marokenë u mblodhën për të festuar kualifikimin, duke valëvitur flamujt maroken dhe duke ndezur fishekzjarrë. Disa prej tyre formuan zinxhirë njerëzorë për të shmangur tejmbushjet, vuri në dukje një gazetar i AFP-së. 

Policia tha se ndërhyri në një lagje në veri të Brukselit, ku “një grup prej rreth 50 personash po shqetësonin kalimtarët. Gjithsej janë bërë 18 arrestime administrative për prishje të rendit publik”,- shtoi zëdhënësi i policisë, duke shtuar se qarkullimi në qendër të qytetit është rikthyer rreth orës 21:00 dhe se “patrullat parandaluese” kanë mbetur në vend.

Sipas agjencisë belge të lajmeve, në Antwerp ka pasur dhunë në disa rrethe, ku janë arrestuar 35 persona dhe janë plagosur 3 policë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll