Sport

Jacqui Oatley, komentatorja që po thyen çdo tabu! 47-vjeçarja mbulon për Fox Sports Kupën e Botës 2022

Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja po përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën.

1 Dhjetor 2022, 20:40 Nga DOSJA

Jacqui Oatley, komentatorja që po thyen çdo tabu! 47-vjeçarja

KATAR- Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja po përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën. Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite. Interesant është fakti se takimi mes iberikëve dhe Japonisë për televizionin FOX Sports komentin po e bën gazetarja Jacqui Oatley. 47-vjeçja ka një eksperiencë sa i përket pjesës së komentit pasi për Sky Sports mbulon Premier League dhe FA ëomen's Super League.

Ajo është një prezantuese sportive në kanalin televiziv Quest, që mbulon Ligën angleze të futbollit dhe prezantuese e podcast-it për The Athletic. Ajo ka komentuar në disa turne të mëdhenj futbolli, duke filluar me Euro 2005 për Femra UEFA dhe Kupën e Botës FIFA 2018 për ITV Sport. Oatley është punësuar nga FOX Sports (SHBA) si komentatore për Kupën e Botës FIFA 2022 për meshkuj.

E.Ç (Dosja.al)

jacqui oatley

Sondazh

Poll