Sport

“Katar 2022”/ Pas eliminimit, edhe Roberto Martinez njofton largimin nga Belgjika...

Trajneri spanjol u ul në krye të pankinës së Belgjikës në gusht 2016, duke u paraqitur në dy Kupa Botërore dhe një Kampionat Europian

1 Dhjetor 2022, 19:30 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Pas eliminimit, edhe Roberto Martinez njofton largimin

KATAR - Magjia e Roberto Martínez me kombëtaren e Belgjikës ka marrë fund. Ka qenë vetë spanjolli, 49 vjeç, ai që në konferencën për shtyp pas barazimit 0-0 me Kroacinë ka bërë të ditur lamtumirën nga detyra e tij, pas eliminimit në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit.

“Ishte ndeshja ime e fundit si trajner, jam shumë i emocionuar. Nuk mund të vazhdoj dhe u thashë lamtumirë lojtarëve dhe gjithë stafit”,- tha trajneri, duke garantuar se eliminimi i hershëm i turneut nuk ka lidhje me këtë vendim. “E kisha marrë para se të fillonte Kupa e Botës, do të largohesha edhe sikur të ishim kampionë bote”,- shtoi ai.

Roberto Martínez mori Belgjikën në gusht 2016, duke u paraqitur në dy Kupa Botërore dhe një Kampionat Europian. Në Kupën e Botës në Rusi në 2018, ai udhëhoqi belgët deri në gjysmëfinale, ku humbën nga Franca, ndërsa tani në 2022 në Katar, nuk arriti as kalonte ndeshjet në grupe.

Pavarësisht një brezi me talente të mëdha, si Courtois, Vertonghen, Kevin de Bruyne, Eden Hazard apo Romelu Lukaku, Belgjika nuk ka arritur të fitojë asnjë titull në epokën e Roberto Martínez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll